Të hënën, në ora 21:00 do të luhet loja mes Shqipërisë dhe Spanjës.
Kjo është edhe ndeshja e fundit e Grupit B.
UEFA ka caktuar gjyqtarin që do të ndajë drejtësi në këtë ndeshje.
Gjyqtari kryesor do të jetë suedezi Glenn Nyberg. Nyberg shkaktoi polemika në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve mes Arsenalit dhe Bayernit, e cila përfundoi baras 2:2. Të dyja ekipet pretenduan se iu mohua nga një penallti.
Ai do të ndihmohet nga Mohbod Beigi dhe Andreas Soderqvist. Gjyqtari i katërt do të jetë Mykola Balakin, ndërsa VAR-i i është besuar gjermanit Christian Dingert.