×
  • Lajme
  • Lajme

    Caktohet marzha tregtare për produktet e naftës, minimumi 2 cent e maksimumi 12 për litër

    Insajderi
    03 August 2024 - 22:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se ka marrë vendim për caktimin e çmimit të naftës dhe produketeve të saj.

    Sipas MINT-it, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është 2 cent për litër, kurse marzha tregtare maksimale e lejuat e shitjes me pakicë është 12 cent për litër.

    “Llogaritja e marzhës tregtare maksimale e lejuar për shitje me shumicë dhe pakicë  bëhet sipas nenit 4 paragrafi 1.1 dhe 1.2. të U/A Nr. 03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e Tjera Mbrojtëse. Ky vendim hyn në fuqi nesër ( 04.08.2024) dhe mbetet në fuqi tridhjetë (30) ditë”, thuhet në njoftimin e MINT-it.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark