×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Caktohet masa e paraburgimit ndaj serbit të arrestuar në Veri, avokati jep një deklaratë interesante

    Insajderi
    12 December 2022 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në orën 13:00 ka përfunduar seanca ndaj ish-policit serb, Dejan Pantiq nga Mitrovica veriore.

    Avokati i tij, Sërgjan Mitroviq ka thënë për “Kosova Online” se Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, përcjell Insajderi.

    Mitroviq ka theksuar se seanca është mbajtur online dhe nuk e ka parë Pantiqin drejtpërdrejt.

    Avokati pretendon se kërkesa e prokurorit për masën e paraburgimit prej një muaji është në kundërshtim me ligjin.

    “Kam thënë se Pantiq është një njeri shumë i ndershëm, se ka qenë duke blerë bukë në kohën kur dyshohet se ka kryer veprën penale. Kemi sugjeruar që të marrin edhe pamjet nga kamerat e vëzhgimit nga rruga Knjaza Milosha”, deklaroi Mitroviq.

    Dejan Pantiq është arrestuar të premten në vendkalimin Jarinje. Ai po akuzohet për veprën penale “Kryerje e aktit terrorist”, pasi dyshohet se i ka sulmuar zyret e KQZ-së në veri të vendit.

    Për shkak të arrestimit të Pantiqit në veri të Mitrovicës janë ngritur edhe më shumë tensionet. Serbët kanë vendosur barrikada, ndërkohë që po protestojnë duke kërkuar lirimin e tij. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark