
Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit për gjashtë të dyshuarve për bashkëkryerje në vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.
Në njoftimin e gjykatës thuhet se gjashtë të dyshuarit do të mbahen në paraburgim për një muaj, konform dispozitave ligjore, shkruan Insajderi.
“Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve H.B., R.M., V.Ç., E.L., Sh.K., dhe D.G., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.9 ;lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e gjykatës. /Insajderi.org/
LEXO EDHE: