Jetart Berisha, 20 vjeçari nga Peja ndërroi jetë dje në QKUK. Ai ishte plagosur në muajin maj nga një i ri bashkë me babain dhe vëllain e tij.
Babai i Jetartit kishte vdekur kohë më parë pasi nuk arriti t’i përballojë plagët e marra nga i dyshuari Agon Gashi.
E familja Berisha tashmë e ka caktuar kohën e varrimit të 20 vjeçarit. Insajderi merr vesh se ai do të varroset sot në ora 16:00 në varrezat e qytetit të Pejës.
Derisa, reagime ka pasur pas vdekjes së të riut. Janë kritikuar institucionet vendore që nuk lejuan që ai të dërgohet për shërim jashtë vendit.
Drejtoresha e një biznesi italian që merret me shërim jashtë vendit ka treguar se di të trajtojej Jetart Berisha nëse do të trajtojej në shtetin e Italisë.
/Insajderi.org/