Caktohet veç arrest shtëpiak ndaj shefi të furrës i cili dyshohet se e ngacmoi seksualisht punëtoren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Caktohet veç arrest shtëpiak ndaj shefi të furrës i cili dyshohet se e ngacmoi seksualisht punëtoren

    Insajderi
    02 June 2022 - 11:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndaj B.A pronar i një furre të bukës në Fushë Kosovë Gjykata Themelore ka caktuar masën e arrestit shtëpiak. I njëjti po dyshohet se ka ngacmuar seksualisht punëtoren e tij.

    I dyshuar për ngacmim seksual sipas gjykatës do të qëndrojë prej 1 muaji në arrest shtëpiak.

    Njoftimi i plotë:

    Prishtinë 02 qershor 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurit B.A i dyshuar për shkak të veprës penale Sulmi seksual nga neni 229, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurit B.A e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Të pandehurit B.A masa e arrestit shtëpiak i është caktuar në bazë të nenit neni 183 paragrafi 1, nën paragrafët 1.1 dhe 1.2 lidhur me nenin 187, paragrafi 1, nën paragrafi 1.2, pikat 1.2.2 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

    Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve, në Gjykatën e Apelit përmës Gjykatës Themelore në Prishtinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark