Ish-pjesëtari i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, në një intervistë ka folur për qëndrimin në qelitë e Hagës.
Ai ka treguar për trajtimin që i është bërë ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga stafi i këtij institucioni.
Sipas Haradinajt, Salih Mustafa, i njohur si Komandant Cali, për ditë të tëra nuk është trajtuar nga mjekët. Kjo ka nxitur të burgosurit e tjerë, përfshirë edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, të protestojnë.
“Hashimin kurrë nuk e kam pa ma agresiv. Në fillim e kanë lanë Calin, katër ditë “e ka mbytë” dhëmbi, kërkun nuk e kanë çu. Aty kemi protestë të gjithë. Ka qenë edhe Hashimi. Kurrë ma agresiv nuk e kam pa. iu tha gjithçka atyre: Ju nuk jeni mjek, jeni kafshë. Calit, nga dhimbja lotët “i shkojshin””, ka thënë Haradinaj.