Kryeministri britanik u tha aktivistëve konservatorë se ai e ka pranuar fajin për polemikat rreth lidhjes së tij me babanë e tij në një fond të interesave në “offshore”.
Duke folur në forumin e pranverës së Partisë Konservatore në qendër të Londrës, Cameron ka thënë se kjo nuk ka qenë një java më e mirë për të.
“E di që nuk ka qenë një javë e madhe. Unë është dashur që ta trajtoj më mirë, dhe kam pasur mundësi ta trajtoj më mirë”, tha Cameron.
Pranimi i tij erdhi pasi zyrës së krymenistrit britanik iu deshën pesë deklarata para se kryeministri ta pranonte se kishte përfituar nga fondi i krijuar nga babai i tij në Panama.
Cameron tha se dëshiron të jetë plotësisht i hapur dhe transparent sa i përket këtij fondi.
“Më vonë do të publikoj informacionet rreth taksave të mija, jo vetëm për këtë vit por edhe të viteve të mëparshme, sepse dua të jem plotësisht transparent”, deklaroi kryeministri britanik.
Ai tha se do të jetë kryeministri i parë që shfaq në këtë mënyrë informacionet rreth taksave të tij dhe mendon se kjo “është gjëja e duhur për tu bërë”.
Babai i Cameron-it ka fshehur para në shërbime të njohura si “Offshore” që bëjnë pastrim parash. Dokumentet e lëshuara nga “Panama Papers” zbuluan fshehjen e parave nga udhëheqësit më të lartë të botës. /Insajderi.com