Harrojini çmimet muzikore dhe hitet e verës, pasi duket se melodia e vitit vjen nga një burim i papritur, nga vetë kryeministri britanik në largim David Cameron.
Në fund të konferencës për shtyp që lajmëroi afatin e largimit të tij dhe mbërritjes në kryeministri të Theresa May, Cameron u kap nga kamerat duke kënduar një melodi ndërsa hynte në zyrën e tij.
I menjëhershëm reagimi i mediave britanike dhe botërore, por edhe i përdoruesve të shumtë të internetit që kanë nisur një garë të ethshme për të zbuluar se për çfarë melodie bëhej fjalë.
Por një pjesë e analistëve nuk janë prekur aspak nga talenti muzikor i Cameron, por tek sjellja e tij mjaft domethënëse. Sipas tyre, Cameron ecën me mjaft lehtësi ndërsa shkonte drejt zyrës së tij, diçka që duhet se sugjeron çlirimin e tij nga përgjegjësitë e mëdha të postit që tashmë i kalojnë Theresa Maz-t.
Ata thonë se edhe melodia e gëzueshme tregon pikërisht këtë. Ndërkohë, kjo e fundit vazhdon të mbetet mister dhe teoritë janë nga më të ndryshme. titujt që sugjerohen nga më të ndryshimit, por ajo që ka preferuar interneti është kolona zanore e një filmi me titull mjaft kuptimplotë: arratia e madhe.
/ Top Channel