Kryeministri britanik përballet me kundërshti rreth qëndrimit në BE – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kryeministri britanik përballet me kundërshti rreth qëndrimit në BE

    Insajderi
    22 February 2016 - 10:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri britanik David Cameron do të përballet sot me anëtarët e parlamentit kur do të prezantojë marrëveshjen e arritur nga ai që Britania të mbetet brenda një Bashkimi Evropian të reformuar.

    Kryeministri Cameron do të tregojë detaje rreth marrëveshjes së javës së kaluar me liderët e BE-së, e cila i hapi rrugë atij që të ftoj për referendum nëse vendi i tij dëshiron të qëndrojë në BE apo jo.

    Referendumi pritet të mbahet më 23 qershor të këtij viti.

    Sipas kryeministrit, kjo marrëveshje do të forcojë sovranitetit e Britanisë dhe se Britania do të jetë “më e sigurt dhe e fortë” nëse qëndron në BE.

    Por, kryetari i Londrës, Boris Johnson, thotë se do të bëjë fushatë që vendi i tij të largohet nga BE, duke thënë se kjo votë do bëhet për ndryshim të vërtetë, raporton BBC.

    Ky veprim i tij është duke u parë si goditje e rëndë për fushatën e David Cameron për mbetje në BE.

    Johnson, që është po ashtu deputet nga radhët e konservatorëve, thotë se referendumi është mundësi që vije një herë në jetë.

    Në një kolumne dy mijë fjalësh të publikuar në Daily Tepegrapgh, Johnson thotë se qëndrimi brenda unionit do të cojë në një erozion të demokracisë së Britanisë.

    Është vetëm një mënyrë që ne të bëjmë ndryshimin që na duhet – e kjo është që të votojmë largimin”, ka shkruar ai, duke ftuar që ky është një moment për të qenë trim./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark