Lorik Cana ka thënë se nuk do të luaj për Kosovën edhe pas pranimit të saj në UEFA dhe FIFA. Ai i ka shprehur besnikëri skuadrës kombëtare shqiptare dhe ka thënë se 99% e shqiptarëve e duan një skuadër të fortë.
Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana edhe një herë tjetër e ka konfirmuar se nuk do të luaj për Kosovën as pas pranimit të saj në UEFA dhe FIFA.
Për më shumë, Cana tha se 99 për qind e shqiptarëve duan një ekip të fortë, edhe pse është gëzuar që Kosova nuk është më e izoluar.
“E rëndësishme për mua është që Kosova nuk është më e izoluar, që fëmijët të mund të ëndërrojnë për kombëtaren dhe të ketë më shumë të ardhura për infrastrukturën dhe kampionatin”.
“Unë nuk do të luaj për Kosovën, por duhet gjetur një zgjidhje për të dy kombëtaret. 99% e shqiptarëve mendojnë që duhet të ketë një ekip të fortë”, u shpreh Cana gjatë një interviste për Grenchner Tagblatt.
Ai e ka shprehur qëndrimin e tij rreth kësaj teme edhe para pranimit të Kosovës në FIFA, dhe qëndrimi i tij ka mbetur i palëkundur. /Insajderi.com