Cana e “detyroi” Mavrajn të gabonte – “lërë topin se je vetëm” - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Cana e “detyroi” Mavrajn të gabonte – “lërë topin se je vetëm”

    Insajderi
    27 March 2016 - 12:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Goli i dytë i pësuar ndaj Austrisë, kur mbrojtësi ia lë topin sulmuesit austriak, Harnik, i cili nuk gabon duke dyfishuar rezultatin, kishte vetëm një fajtor, futbollistin e Kolnit Mërgim Mavrajn.

    Por vetë Mavraj tregon se ai gol ishte rrjedhojë e një keqkuptimi në komunikim në mes të atij dhe Canës, pasi ishte Cana që e “detyroi” atë të gabonte në minutën e 14’-të të takimit.

    “Në momentin e golit të dytë, unë e zotërova situatën. Por, Loriku më tha: ‘Je vetëm. Lëre topin’ dhe unë ashtu veprova, pasi nuk kisha çfarë të bëja tjetër”, deklaron mbrojtësi i Kolnit për gazetën shqiptare Panorama-Sport, raporton Insajderi.

    Por, 29-vjeçari u shpreh i kënaqur me paraqitjën e kuqezinjve në pjesën e dytë, duke e cilësuar atë si “paraqitje positive”.

    “Pjesa e dytë ishte shumë, shumë e mirë nga ana jonë, pavarësisht se nuk barazuam dot”, është shprehur futbollisti i Kombëtares shqiptare pas ndeshjës.

    Shqipëria të martën zhvillon miqësoren e dytë të muajit mars ndaj Luksemburgut. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark