Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Edon Cana në 26 vjetorin e Masakrës së Reçakut ka thënë Reçaku është një plagë e pashëruar e kombit tonë.
Cana bashkë me drejtues të PDK-së ka bërë homazhe në memorialin ku janë varrosur viktimat e kësaj masakre.
“Sot kujtuam me dhimbje dhe krenari viktimat e kësaj masakre që tronditi botën, duke u bërë dëshmi e sakrificës sonë për liri. Lavdi e përjetshme për ta!”, ka shkruar Cana.