Cana i PDK-së: Zëri i Kosovës sot nuk ekziston në Uashington, është shkatërruar shërbimi diplomatik - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Cana i PDK-së: Zëri i Kosovës sot nuk ekziston në Uashington, është shkatërruar shërbimi diplomatik

    Insajderi
    11 January 2025 - 16:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edon Cana, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovë, ka kritikuar politiken e jashtme të udhëhequr nga Qeveria Kurti.

    Cana ka thënë se zëri i Kosovës sot nuk dëgjohet askund në botë, dhe sipas tij më tragjike është se zëri i Kosovës nuk ekziston në Uashington, dhe shton se kjo duhet urgjentisht të rregullohet.

    “Kosova nuk ka pasur politikë të jashtme, Kosova nuk ka pasur ministër të Punëve të Jashtme, Kosova ka pasur një kryeministër i cili është marrë me një politikë të jashtme të pakoordinuar me presidenten, me një kryenegociator skandaloz, të papërvojë, të papërgjegjshëm,  dhe jo diplomatik, dhe rezultatet e tij po shihen, apo mosrezulatet e tij, apo rezulatetet e këqija”, ka deklaruar Cana.

    “Është shkatërruar shërbimi diplomatik, Kosova sot ka një Ministri të cunguar, jo funksionale, ka misione të cilat janë të hendikepuara, zëri i Kosovës nuk dëgjohet askund në botë, më tragjike, zëri i Kosovës nuk ekziston në Uashington, dhe kjo është urgjente që duhet të rregullohet”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark