Edon Cana, kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovë me numër 44 në listën zgjedhore, ditën e djeshme e ka mbyllur në Nagavc.
Cana tha se mbrëmë qëndroi në odën e familjes Gashi në Nagavc, odë në të cilën u bë organizimi i parë i UÇK-së për këtë zonë.
“Dje pas një dite plot tubime anekënd Kosovës, mbrëmjen e përmbyllëm në odën e familjes Gashi në Nagavc, odë në të cilën u bë organizimi i parë i UÇK-së për këtë zonë, një familje patriotike që i’a fali tokës së Kosovës dëshmorin Habib Gashi. Familje e nderuar, atdhetare dhe e suksesshme në biznes”, u shpreh Cana.