Kandidati i PDK’së për deputet me numrin 44, Edon Cana, sot gjatë ditës ka qëndruar në Krushën e Madhe bashkë me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën.
Ai tha se gratë e Krushës janë simbol i sakrificës dhe shembull se si përmes punës së tyre vendosën te ringriten dhe të mos dorëzohen kurrë.
“Tubim madhështor në Krushën e Madhe të Ukshin Hotit, Krushën e grave të forta të cilat janë simbol i sakrificës dhe që janë shembull se si përmes punës së tyre vendosën te ringriten dhe të mos dorëzohen kurrë. Bashkë me qytetarët e këtij vendi të heroizmit dhe krenarisë, mirëpritëm kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza”, ka shkruar Cana.