![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Edon Cana, ka thënë se trashëgimia politike dhe historike e kryediplomates Donika Gërvalla do të jetë si bashkëpunëtore e Gjykatës së Hagës.
Cana këtë e ka thënë duke publikuar videon ku Ivica Daçiq i shpreh falënderimin publik kryediplomates Gërvalla për deponimin e dosjeve kundër ish-krerëve të UÇK’së.
“Deklaratat e zyrtarëve të lartë të Vetëvendosjes, se kush nuk voton VV-në është me Serbi, janë përpjekje të dëshpëruara për t’i ikur debatit mbi dështimet e qeverisjes 4-vjeçare dhe mungesën e vizionit për të ardhmen. Këto deklarata synojnë të provokojnë masën dhe të shmangin diskursin për problemet reale. Përndryshe, trashëgimia politike dhe historike e Donika Shwarzit do të mbetet si bashkëpunëtore e Gjykatës së Hagës, duke deponuar dosje kundër krerëve të UÇK-së. Falënderimi publik nga Ivica Daçiq, bashkëpunëtori i ngushtë i Millosheviqit, për këtë bashkëpunim, është njolla më e rëndë që Donika Shwarz i’a bëri historisë politike të Republikës së Kosovës”, tha Cana.