×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Cana jep detaje për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi

    Insajderi
    15 December 2024 - 13:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë Lorik Cana, në një intervistë në emisionin Oxygen ka folur për përleshjen që kishte ndodhur më 10 tetor 2014-të në ndeshjen kundër Serbisë.

    Ai tregoi disa detaje të padëgjuara më parë edhe konfrontimin fizik me tifozin serb që ndodhi atë natë.

    “Në këtë fotografi është një histori interesante. Se unë kur rashë në tokë me këtë “mikun” tonë, këtë dorën e majtë ai ma kishte kafshuar këtë gishtin edhe ka qenë duke ma këputur me dhëmbë. S’kam mundur ta qëlloj ashtu si kam dashur unë, dy herë e kam qëlluar derisa është trollosur, pastaj kam mundur ta heq dorë kur është trullosur pakëz”, tregoi ai në emisionin Oxygen në Klan Kosova.

    Në short, Shqipërisë i ka rënë të përballen sërish mes vete, veçse tani në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark