Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Edon Cana, e ka quajtur ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, ministrin më të dobëtin në historinë e Republikës së Kosovës.
Cana, i cili bart numrin 44 në listën e zgjedhore të PDK’së, ka thënë se Peci e ka degraduar sektorin e vreshtarisë.
“Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, për 4 vite qeverisje injoroi vreshtarët, fermerët dhe bujqit e Rahovecit, zemrën e bujqësisë kosovare, ministër i cili u thirr në drejtësi por bëri më shumë padrejtësi. Mospërkrahja dhe neglizhenca e tij tregojnë qartë sa larg është kjo qeveri nga nevojat e bujqëve vendorë”, deklaroi Cana.