![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Kandidati i PDK’së për deputet me numrin 44, Edon Cana, ka takuar kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totajn.
Cana ka falënderuar Totajn për mbështetjen që ja ka ofruar.
Ai ka thënë se udhëheqja e tij është vizionare dhe shembull për të gjithë.
“Falënderim i veçantë për kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, për mbështetjen e tij të pakursyer. Udhëheqja e tij vizionare është shembull për të gjithë ne! Bashkë për të ardhmen më të mirë!”.