×
  • Lajme
  • Lajme

    Çanak: Kosova nuk është shtet i pavarur aq sa është toka pllakë e sheshtë

    Insajderi
    09 August 2021 - 12:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak, ka deklaruar sot se Kosova është shtet i pavarur, transmeton B92.

    Çanak ka thënë për televizionin serb “Happy TV” se ai “kështu mendon personalisht”, dhe se të gjithë mund të binden për të njëjtën gjë nëse shkojnë në Gjakovë.

    Nëse shkoni në Gjakovë, atëherë shihni se ata kanë policinë e tyre, gjyqësorin e tyre, një sistem policor që funksionon, ka thënë Çanak.

    Kur u pyet nga gazetarët, ai tha se nuk e konsideron veten tradhtar për shkak të një qëndrimi të tillë.

    “Sikur të kishte një referendum në kohën e Galileos – nëse toka është një plakë e sheshtë, do të ishte 99 për qind se është, por kjo ende nuk do të thotë që toka është një plakë, por që njerëzit mendojnë kështu”, ka thënë Çanak, duke komentuar pikëpamjet të cilat mbizotërojnë në mesin e qytetarëve të Serbisë për Kosovën.

    Çanak ka thënë se pas bisedimeve me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka ardhur në përfundimin se pikëpamjet e tij janë të vërteta në disa sfera, dhe në disa sfera ato janë konstrukte politike.

    “Nuk është saktësisht bardh e zi. Por të mbyllësh sytë, të mos shohësh në mënyrë patriotike se çfarë është realiteti, nuk është politikë e mirë”, ka thënë Çanak./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark