Cannavaro afër rikthimit si trajner, mund të menaxhojë në Botëror - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Cannavaro afër rikthimit si trajner, mund të menaxhojë në Botëror

    Insajderi
    30 September 2025 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fabio Cannavaro është gati të rikthehet si trajner.

    Sipas Fabrizio Romanos, italiani mund të rikthehet në menaxhim të një kombëtareje, ku po zhvillon bisedime me Federatën e Uzbekistanit për t’u bërë trajner.

    Për Cannavaron, nuk është risi menaxhimi në një kombëtare, pasi që ka qenë trajner i Kinës në vitin 2019.

    Ai do të ketë mundësinë e artë të drejtojë në Kampionatin Botëror si trajner, pasi që Uzbekistani tashmë ka siguruar kualifikimin në fazën e grupeve.

    Ish-fituesi i Topit të Artë, është i papunë që nga prilli i këtij viti ku ishte shkarkuar nga Dinamo Zagrebi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark