Çanta e dorës për gra në formë aeroplani, kushton sa një aeroplan - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Çanta e dorës për gra në formë aeroplani, kushton sa një aeroplan

    Insajderi
    11 May 2021 - 18:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çanta në formë avioni e Louis Vuitton kohët e fundit është bërë virale pasi raportohet se kushton më shumë sesa një aeroplan i përdorur me një motor.

    Çanta nga koleksioni i këtij viti ndau mendime në rrjetet sociale, si dhe shumë krijime të tjera të tij deri më tani.

    Ajo u prezantua në janar, por vetëm kohët e fundit u ra në sy për shkak të çmimit marramendës prej 39 mijë dollarësh.

    Megjithëse fotografitë kanë qarkulluar në internet për disa muaj, ato vetëm kohët e fundit tërhoqën më shumë vëmendje, kur një përdoruese e Twitter sugjeroi që mund të blihej një aeroplan i përdorur për të njëjtat para.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark