
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar sot disa fotografi që kishin bërë gjiro në rrjet para pesë vitesh.
Rama ka publikuar fotografi të çantave të markës së famshme “Louis Vuitton” me dizajnin e shqiponjës dy krenare që ishin prodhuar në vitin 2018-të.
Kryeministri ka shkruar në profilin e tij në facebook se këto janë çanta të reja nga marka luksoze.
“Çanta e re e shtëpisë së madhe të modës Louis Vuitton FLAMURI MË I BUKUR NË BOTË
“, ka shkruar ai në profilin e tij.
Çantat me flamuj të shteteve ishin dizejnuar nga stilisti Jay Ahr dhe janë prodhuar në Francë. Çanta ka dizajnin tipik Louis Vuitton, sipër një harte botërore dhe flamurin shqiptar. Çmimi i saj ishte 9900 dollarë.