Një çantë dore mikroskopike “më e vogël se një kokërr kripë” është shitur për 63,750 dollarë në ankand.
Një mikroskop nevojitet për të parë dizajnin e çantës, me objektin e vogël me përmasa 657 x 222 x 700 mikrometra, transmeton Telegrafi.
“Mjaft e ngushtë për të kaluar nëpër vrimën e një gjilpëre, kjo është një çantë aq e vogël sa do t’ju duhet një mikroskop për ta parë atë”, u tha nga vendi ku u prezantua çanta.
Kolektivi i artit MISCHF, me qendër në Brooklyn, është i njohur për dizajnet e tij të diskutueshme. Ato përfshijnë këpucë që përmbajnë gjak njeriu, një kolonjë që mban erë si WD-40 dhe çizme gome gjigante të kuqe.
Këtë herë ata vendosën të çojnë në ekstrem trendin e çantave të vogla.
“Ka çanta dore të mëdha, çanta normale dhe çanta të vogla, por kjo është fjala e fundit në miniaturizimin e çantave”, tha MSCHF në një postim në lidhje me çantën.
Çanta përmban markën e stilistit të çantave luksoze Louis Vuitton, por nuk ka asnjë lidhje me markën. /Telegrafi/