Vladimir Putin përgjatë qëndrimit të tij në Pekin të Kinës është parë i shoqëruar nga oficerë rusë duke mbajtur të ashtuquajturën “çantë bërthamore” që mund të përdoret për të urdhëruar një sulm bërthamor.
Pas një takimi me Xi Jinping, udhëheqësin kinez, Putin u pa duke ecur në një takim tjetër i rrethuar nga siguria dhe i ndjekur nga dy zyrtarë të marinës ruse me uniformë, secili me nga një çantë, raporton Sky News, përcjell Gazeta Insajderi.
Çanta bërthamore e Rusisë, e njohur si “Cheget”, e emëruar pas malit Cheget në malet e Kaukazit, tradicionalisht mbahet nga një oficer i marinës dhe është me presidentin gjatë gjithë kohës, por filmohet ose fotografohet rrallë.
Presidenti amerikan ka gjithashtu një pajisje të tillë, të quajtur “futbolli bërthamor”. Çanta mban kodet që presidenti do të përdorte për dhënë urdhër për lëshimin e raketave bërthamore nëse ai ose ajo nuk është në Shtëpinë e Bardhë. /Insajderi.org/