‘Car Lazari’ ngre në protestë qytetarët e Mitrovicës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Car Lazari’ ngre në protestë qytetarët e Mitrovicës

    Insajderi
    03 July 2016 - 09:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtatorja e ‘Car Lazarit’ do t’i ngre në këmbë qytetarët, të cilët kanë paralajmëruar se sot do të protestojnë në qendër të këtij qyteti, për ta kundërshtuar vendosjen e saj, dhe kundër ndërtimit të lagjes etnike e ashtuquajtur si “Lugina e Diellit”.

    Protesta është paralajmëruar se do të mbahet pranë urës së Ibrit në orën 16:00.

    Gjithashtu, protesta ka si kërkesë edhe kthimin në shtëpitë e tyre të 11 mijë e 500 shqiptarëve të pjesës veriore; kërkimi i përgjegjësisë për 11 viktimat e vrara nga Oliver Ivanoviqi; si dhe heqja e të ashtuquajturit “Parku i Paqes” nga ura e Ibrit.

    Pavarësisht kërkesave, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e përkrahin këtë protestë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark