Cardi B hapet rreth shëndetit mendor: Kisha frikë… – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Cardi B hapet rreth shëndetit mendor: Kisha frikë…

    Insajderi
    18 March 2024 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Cardi B ka folur rreth shëndetit mendor.

    Në një bisedë me Speedy Morman, ajo foli për kritikat dhe largimin nga syri i publikut gjatë vitit të kaluar.

    “Thjesht ndihesha sikur e kisha humbur veten”, tha ajo.

    “Po ndihesha sikur kisha frikë të bëja gjithçka”, vazhdoi reperja.

    “Kisha frikë të dilja në publik, të postoja fotorgafi, kisha frikë të shkoja në klube të natës, pastaj të nesërmen të shihja njerëzit, çfarë do të thoshin për mua dhe gjithçka. Thjesht kisha frikë të bëja gjithçka”, u shpreh ajo.

    Cardi gjithashtu deklaroi se ajo nuk ka bërë kurrë një pushim nga interneti, që kur u shfaq si një yll i mediave sociale përpara se karriera e saj rep të niste në vitin 2015.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark