Ish-përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, do të qëndrojë në një vizitë disa ditore në Kosovë, me ftesë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë, Ashton pritet të takohet me presidentin Thaçi dhe me përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe shoqërisë civile.
Përveç takimeve, ajo do të dekorohet nga presidenti Thaçi me Medaljen Presidenciale të Meritave.
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, udhëhoqi procesin e normalizimit Kosovë-Serbi për një kohë të gjatë.
Ajo kishte deklaruar se ndër sukseset më të mëdha të saj ishte arritja e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2013./Insajderi.com