Çaushi: Qëndrojmë në Kuvend të parandalojmë gjëra të këqija - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çaushi: Qëndrojmë në Kuvend të parandalojmë gjëra të këqija

    Insajderi
    14 March 2016 - 19:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, ka thënë se subjekti i tij do të vazhdojë të marrë pjesë në seancat e Kuvendit të Kosovës për të parandaluar që koalicioni qeverisës “të kontrabandojë” gjëra të këqija në kuvend.

    “Nuk përjashtohet mundësia që koalicioni qeverisës të përpiqet që të kontrabandojë në Kuvend gjëra të këqija si psh. statutin e ‘Zajednicës’, likuidimin e Trepçës e të ngjashme, me ç’rast ne sigurisht se duhet të jemi aty për t’i bllokuar ato seanca, dhe do të jemi aty”, ka thënë ai.

    Ky qëndrim i Lëvizjes Vetëvendosje është në kundërshti me hapin që kanë ndërmarrë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën të cilët kanë vendosur braktisjen e seancave të kuvendit.

    Sipas tyre, Kuvendi i Kosovës ka humbur legjitimitetin andaj nuk ka arsye të vazhdohet pjesëmarrja në seanca./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark