"Çdo ditë e më afër fitores", Shukri Buja nënshkruan marrëveshje me PAI - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    “Çdo ditë e më afër fitores”, Shukri Buja nënshkruan marrëveshje me PAI

    Insajderi
    17 September 2025 - 21:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK’së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka njoftuar për arritjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi me Partinë e Ashkalinjëve për Integrim .

    Sipas marrëveshjes, PAI nuk do të garojë me listë të veçantë për Kuvendin Komunal në zgjedhjet lokale të vitit 2025, por do të mbështesë kandidaturën e Bujes për kryetar.

    “PDK dhe unë personalisht marrim përsipër që gjatë mandatit qeverisës katërvjeçar të përfshijmë projektet dhe prioritetet e komunitetit ashkali në të gjitha fushat e kompetencave komunale, si dhe të sigurojmë përfaqësim të drejtë institucional”, ka deklaruar Buja.

    Ai e ka cilësuar këtë marrëveshje si një hap drejt një Lipjani më gjithëpërfshirës, ku çdo komunitet do të ketë zërin dhe vendin e tij në zhvillimin e përbashkët të komunës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark