×
  • Lajme
  • Lajme

    “Çdo ditë një sulm”- Mihali i del në mbrojtje Kusarit pasi i doli përgjimi me Radoiçiqin

    Insajderi
    09 October 2024 - 15:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, i ka dalë në mbrojtje shefes së grupit parlamentar të kësaj partie, Mimoza Kusari-Lilës pasi i doli të mërkurën përgjimi me kryeterroristin Milan Radoiçiq.

    Çdo ditë një sulm, Ndaj çdo ditë një motiv shtesë për më shumë punë”, ka shkruar Mihali në ‘Facebook’ duke shpërndarë reagimin e Kusarit.

    Shefja e GP’së së VV’së ka pretenduar se audio-incizimi është i montuar me “sound bites”.

    Këta, të njëjtit, me çdo kusht po duan t’ja bëjnë avokatin dhe argatin. Po e mbrojnë Radojçiqin me sound bites dhe montazha të bisedave me ish deputetin Slavko Simiq, e fundit bisedë në qershor të 2022-tës, pas së cilës ai u nxorr jashtë nga zyra ime”, tha Kusari-Lila.

    Megjithatë, shihet se hallin e kanë të madh përderisa bëjnë permutacione të së njëjtës bisedë për të pestën herë. Kësaj radhe në ditën e seancës gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë.  Por të kotë e kanë. Me 9 shkurt do ta marrin përgjigjen. Radojçiqi dhe krejt aleatët e mbështetësit e tij janë të mundur dhe kurrë më nuk kthehen në Kosovë, përveç se duarlidhur. Atyre të cilëvë po ju mungon, duhet të mësohen pa të. Nuk ka luftë hibride që na përkul”.

    Ky audio-përgjim mes Radoiçiqit dhe Kusari-Lilës shpreh përpjekjen e shefes së GP të Lëvizjes Vetëvendosje për koordinim me kryeterroristin në rastin e Banjskës. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark