Ministri i Punës në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin tha se ai la një mbledhje përkujtimore në kampin e përqendrimit në Mauthausen të Austrisë, në shenjë proteste në praninë e delegacionit të shtetit të Kosovës.
Vulin u tha gazetarëve në Beograd se të njëjtin veprim do ta bënin edhe ministrat e të tjerë në Qeverinë e Serbisë dhe përsëriti se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, shkruan Insajderi.
“Unë vërtet nuk e di që ndonjë ministër në qeverinë serbe do të merrte pjesë në atë takim”, deklaroi Vulin, shkruan N1 Info.
I pyetur nëse ai ka bërë mirë që është larguar nga mbledhja, Vulin u përgjigj pozitivisht, duke shtuar se nëse do të qëndronte atëherë do t’i fyente të gjitha viktimat serbe të luftës së Kosovës. /Insajderi.com