×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    “Çdo premtim që na e dhe je duke e realizu”, pushteti i Ferit Idrizit rehaton shefin e kabinetit me pozitë të re, nga komuna thonë se e ka liruar të vjetrën

    Insajderi
    23 May 2024 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pushteti i Ferit Idrizit të PDK’së, e ka ‘rehatuar’ me një pozitë të lartë shefin e kabinetit të tij, Bujar Shatrollin. Insajderi ka pyetur edhe Komunën e Vushtrrisë për ndonjë ndikim por të njëjtit kanë mohuar një gjë të tillë, duke theksuar se Shatrolli pasi e ka marrë pozitën e re, e ka liruar këtë të vjetrën.

    Gazeta Insajderi

    Më datën 16 shkurt të këtij viti, komuna e Vushtrrisë, ka hapur konkurs për pozitën “Zyrtar i lartë ligjor”. Kriteret në këtë konkurs i kishin plotësuar tre kandidatë: Bujar Shatrolli, Valbone Mehana- Zenuni dhe Xhemajl Jashari.

    Në mesin e këtyre tre kandidatëve, shefi i kabinetit të kryetarit, Bujar Shatrolli është vlerësuar si i duhuri për pozitën Zyrtar i Lartë ligjor.

    Ai ka marrë 88.00 pikë.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Bujar Shatrollin dhe komunën e Vushtrrisë, të cilët e mohuan të ketë pasur ndonjë ndikim të pushtetit, në punësimin e Shatrollit.

    Në përgjigjen e tyre thuhet se Bujar Shatrolli i është nënshtruar testimit në mënyrë elektronike të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

    Zyrtari tashmë ligjor Bujar Shatrolli, i është nënshtruar testimit me shkrim i cili është mbajtur në mënyrë elektronike i organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjegjësisht Njësia për Menaxhimin e Shërbyesve Publik. I tërë organizimi i testimit ka qenë i përgatitur nga Ministria e apostrofuar më lartë dhe si i tillë procesi ka qenë tërësisht transparent“.

    Ani pse, në faqen e Komunës së Vushtrrisë figuron ende shef i kabinetit të kryetarit, nga komuna thanë se pas përzgjedhjes në këtë konkurs ai është liruar nga pozita e shefit të kabinetit.

    “I njëjti pas përzgjedhjes si zyrtar ligjor është liruar nga pozita e shefit të kabinetit. Ndërsa, sa i përket pyetjes tuaj për ndikim, ndikimi për të cilin ju po flisni ka qenë totalisht i pamundur për shkak që i gjithë procesi ka qenë i organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe atë në sistem elektronik, që nënkupton që i gjithë procesi është zhvilluar nga Ministria në fjalë”, thuhet tutje në përgjigje.

    Jo vetëm, Bujar Shatrolli është edhe një përkrahës i madh i kryetarit Ferit Idrizi në rrjetet sociale. Në një fotografi të ndarë nga vetë ai, shfaqet përkrahë kryetarit Idrizi.

    “Do të kem fatin dhe mundësinë që nga afër të mësojë shumë nga dija dhe përvoja e prof. Ferit Idrizit, Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë”, thuhet në një postim të publikuar nga Shatrolli.

    Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark