
Edhe pse nuk dihet numri i përgjithshëm i grave të vuajnë nga kanceri i gjirit, rreth 200 raste të reja me këtë sëmundje paraqiten çdo vit në Institutin Onkologjik, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar onkologu Arben Bislimi, i cili bënë thirrje që gratë të bëjnë kontrolle më të shpeshta të gjirit në mënyrë që të parandalohet kjo sëmundje.
Si mundësi për kontroll është edhe mamografi mobil ku ky shërbim ofrohet falas.
“Mamografi mobil operon në tërë territorin e Kosovës dhe janë ekzaminuar me të 3105 femra, duke përshirë 15 komuna”, ka thënë për REL koordinatori i këtij mamografi, Ardian Biçaku, i cili tha se deri më tani janë ekzaminuar mbi 3 mijë femra dhe janë diagnostikuar 25 raste me kancer të gjirit.
Grupi i Grave Deputete, të cilat kanë iniciuar blerjen e këtij aparati, kanë shprehur në vazhdimësi mbështetjen e tyre për përkrahjen dhënë projektit të Mamografit Mobil, për të cilin projekt, nga buxheti janë ndarë 240 mijë euro.
E Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, për këtë vit ka ndarë vetëm 5 milionë euro për trajtimin e kësaj sëmundje./Insajderi.com