Çeki: Qeveria hedhë poshtë thirrjen e presidentit për referendum - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Çeki: Qeveria hedhë poshtë thirrjen e presidentit për referendum

    Insajderi
    02 July 2016 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Çekisë e ka hedhë poshtë kërkesën e presidentit, Milos Zeman, që ky vend të mbajë referendum për qëndrim në Bashkimin Evropian.

    “Anëtarësimi në këto dy organizata është garantim i stabilitetit dhe sigurisë”, ka kumtuar mbrëmë zyra e kryeministrit të Çekisë, Bohuslav Sobotka.

    Më tutje, në deklaratë theksohet se “qeveria nuk po e shqyrton ndërmarrjen e asnjë hapi, që do të paraqiste pikëpyetje në anëtarësimin dhe orientimin afatgjatë të politikës së jashtme të Republikës së Çekisë” dhe shtohet se “rrjedhimisht nuk parashihet kurrfarë referendumi”.

    Presidenti Zeman nuk ka autoritet për thirrjen e referendumit, i cili kërkon amendament kushtetues.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark