×
  • Lajme
  • Lajme

    Çekia përballet me përmbytje, Maqedonci ofron ndihmë përmes homologes së tij

    Insajderi
    15 September 2024 - 18:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka shprehur gatishmërinë e vendit të tij për të ndihmuar Çekinë, e cila aktualisht po përballet me përmbytje të mëdha.

    Maqedonci ka dërguar një letër ministres së Mbrojtjes së Republikës Çeke, Jana Černochová, duke shprehur gatishmërinë e Kosovës për ndihmë nëpërmjet kapaciteteve të kërkim-shpëtimit dhe formave të tjera të mbështetjes humanitare.

    Në postimin e tij në Facebook, Maqedonci ka theksuar: “Në këto momente të vështira kur Republika Çeke po përballet me përmbytje, i kam shprehur Ministres së Mbrojtjes së Republikës Çeke, Jana Černochová, gatishmërinë e Kosovës për të ofruar ndihmë përmes kapaciteteve të kërkim-shpëtimit dhe mbështetjes humanitare.”

    Më tutje ai ka thënë se Kosova qëndron pranë Çekisë në këtë periudhë të rëndë dhe shpreson për një tejkalim të shpejtë të kësaj situate dhe rikthim në normalitet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark