Çeku -Besian Mustafës: Nëse nuk e bën kërkimfaljen brenda shtatë ditësh do ... - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çeku -Besian Mustafës: Nëse nuk e bën kërkimfaljen brenda shtatë ditësh do …

    Insajderi
    13 March 2025 - 14:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, i është kundërpërgjigjur deklaratave të djeshme të Besian Mustafës së LDK-së, i cili ka akuzuar ministrin për ndarje të 257 mijë eurove për vëllain e tij, si dhe për nënshkrim të disa tenderëve në fund të mandatit.

    Çeku sot ka paralajmëruar padi ndaj Mustafës duke thënë se ka shpifur.

    “I nderuar Besian Mustafa, Dje, në faqen tënde në Facebook ke publikuar një deklaratë publike / status, që përmban të pavërteta, respektivisht shpifje që kanë për qëllim dëmtimin e integritetit tim. Pretendimet e tua për “hall financiar” në lidhje me procedurat e stadiumeve dhe për “subvencione për vëllain tim” janë tërësisht të pavërteta. Bazuar në Ligjin Civil kundër Shpifjes dhe Fyerjes, të ftoj që të tërheqësh deklaratën tënde dhe të kërkosh falje publike. Nëse nuk e bën tërheqjen dhe kërkimfaljen brenda shtatë ditësh, pra deri më datën 20 mars 2025, unë do të dorëzoj padi për shpifje në gjykatën kompetente”, ka shkruar Çeku.

    Mustafa dje në një postim në Facebook kishte pyetur Çekun “çfarë halli financiar” kishte për nënshkrimin e “56 milionë euro tendera në nëntor 2024, në fund të mandatit 4 vjeçar”.

    “Hajrulla, a po na tregon qysh i ke nënshkru’ 56 milionë euro tendera në nëntor 2024, në fund të mandatit 4 vjeçar? Çka ke kaq urgjente? Nuk ndërtohen 4 stadiume për 4 muaj… çfarë halli financiar pate? A po na tregon qysh ia ndave 257 mijë euro subvencione vllaut tënd? A i keni fitu 48 mandate Hajrulla me formu’ qeverinë apo me i bà analizë sintaksës, drejtshkrimit e bukurshkrimit të Lumirit? Neve na ke në qato pozicione që kemi thënë para, gjatë e pas fushatës”, ka shkruar Mustafa.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark