Ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku ka ftuar Prokurorinë ta hetojë procesin e verifikimit të veteranëve të UÇK-së
Kryetari i Komisionit Qeveritar për verifikimin e statusit të veteranëve të UÇK-së Agim Çeku, ka ftuar prokurorinë që të hetojë gjithë procesin për dyshimet për manipulimet e ndryshme.
Qeveria ka miratuar raportin përfundimtar të këtij komisioni ku edhe zyrtarisht statusin e veteranit e kanë fituar 46 mijë e 230 persona. /Insajderi.com