Çeku: Kosova po bëhet me dy stadiume të certifikuara ndërkombëtarisht – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çeku: Kosova po bëhet me dy stadiume të certifikuara ndërkombëtarisht

    Insajderi
    09 February 2024 - 17:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Kulturës, Rinisë, dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se do të nisin renovimet e stadiumit olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

    Më tej, ai ka theksuar se Kosova do të bëhet edhe me dy stadiume të certifikuar ndërkombëtarisht, duke shtuar se punët do të monitorohen në baza ditore dhe se nuk do të tolerohet asnjë vonesë.

    Gjithçka gati për nisjen e punimeve në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

    E gjatë dhe e mundimshme ishte rruga për t’i përmbyllur të gjitha procedurat që do të duhej të kishin mbaruar në vitin 2019, para nisjes së renovimit.

    Shpronësimet kanë përfunduar, kushtet e ndërtimit dhe leja ndërtimore janë siguruar, borxhet e akumuluara ndër vite (komunalitë) janë paguar, kontrata me operatorin është zgjatur, zotimi për buxhet është siguruar.

    Punët do t’i monitorojmë në baza ditore, asnjë vonesë nuk do të tolerohet. Kosova do të bëhet edhe me dy stadiume të certifikuara ndërkombëtarisht. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark