Çeku thumbon Ramën e Ismailin: Unë se kam problem për me tregu partinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çeku thumbon Ramën e Ismailin: Unë se kam problem për me tregu partinë

    Insajderi
    21 August 2025 - 23:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka thumbuar rivalët e tij për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.

    Ai ka ironizuar me deklaratën e Përparim Ramës që e mohon të jetë anëtar i LDK-së, duke pretenduar se është kandidat i pavarur.

    “Vetëm unë dhe Bekë Berisha nga AAK nuk e kemi problem të tregojmë se me cilën parti garojmë. Të tjerët kandidojnë si të pavarur,” tha Çeku me ironi në emisionin Pressing.

    Ai gjithashtu kritikoi kandidatin e PDK-së, Uran Ismaili, duke thënë se interesohet për Prishtinën vetëm në prag të zgjedhjeve:

    “Paraqitet kur afrohen zgjedhjet dhe nis me u interesu për Prishtinën… PDK nuk është organizatë demokratike dhe nuk është institucion ku vendimet merren me demokraci apo profesionalizëm. Këtë e tregoi më së miri zotëri Ramiz Lladrovci.”

    Për rivalen e tij nga PSD, Besa Shahini, Çeku u shpreh i rezervuar.

    “Unë dua me ruajt respektin për Besën që e njoh shumë gjatë… nuk po dua me komentu më shumë.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark