×
  • Lajme
  • Lajme

    Çela në Viti, Lamçja në Emshir- Si u bë Kosova strehë e kriminelëve të arratisur nga Shqipëria?

    Insajderi
    04 August 2024 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I shumëkërkuari për vrasje me pagesë, Arben Lamçja është arrestuar të dielën në lagjen “Emshir” të Prishtinës.

    Gazeta Insajderi raportoi se i arrestuari nënshtetas i Shqipërisë është i kërkuar për vrasje me pagesë, duke zbuluar edhe identitetin e tij.

    Lamçja ishte strehuar në Kosovë pasi ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare.

    Si u bë Kosova strehë e kriminelëve të arratisur nga Shqipëria?

    Në Kosovë ishte strehuar edhe narkodilleri, Gëzim Çela. Ai ishte kapur nga Policia e Kosovës në vitin 2023 në qytetin e Vitisë.

    Ai ishte në kërkim nga policia e shtetit për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

    Policia atje kishte raportuar se 56-vjeçari Çela (Çelaj) fshihej në një banesë në Viti të Kosovës, në pronësi të shtetasit A.I.

    Arrestohet në Prishtinë Arben Lamçja

    Personi i arrestuar këtë të diel në Prishtinë, ishte cak i operacionit “Plumbi i artë”. Me të është arrestuar edhe një person tjetër, thanë burimet e Insajderit.

    Arrestimi i tij u bë i mundur nga njësiti FAST Kosova në bashkëpunimin me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI).

    Për Arben Lamçen u lëshuar një urdhër arresti nga SPAK në kuadër të vijimit të megaoperacionit Plumbi i Artë 2, që u krye prej SPAK, BKH, policisë së shtetit dhe strukturave policore në Belgjikë, Holandë dhe Francë.

    Mes emrave të 36 urdhërarresteve ishte dhe ai i Arben Lamçes, i cili ndodhej në Prishtinë. Tashmë pritet që Lamçja dërgohet në Shqipëri dhe të njihet me masën e sigurisë.

    Operacioni Plumbi i Artë zbardhi 3 vrasje me 6 viktima, të ndodhura në Shqipëri në vitet 2021.

    Në krye të grupit kriminal të demontuar ishin vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja që ndodhen jashtë dhe janë në kërkim. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark