×
  • Lajme
  • Insajderi

    Celibashi: 48.2% e qytetarëve kanë dalë në votime, nuk është ende përfundimtare

    Insajderi
    25 April 2021 - 23:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka deklaruar se pjesëmarrja në votime do të merret vesh vetëm në momentin që do të përfundojë numërimi i votave. Në një deklaratë për mediat, Celibashi tha se deri më tani është raportuar se ka votuar vetëm 48.2% e popullsisë.

    Celibashi shtoi se pavarësisht se Shqipëria votoi me pajisjet e identifikimit elektronik, nuk është bërë e mundur raportimi në kohë reale.

    “Transportimi i kutive është duke u kryer përmes procedurave të nevojshme. Sipas të dhënave të faqes zyrtare janë 48.2 %, por ende nuk është marrë informacioni nga të gjitha qendrat e votimit. Pjesëmarrja totale do të jetë pasi të numërojë procesi i numërimit. Nuk mund të jepet sot. Pajisja e identifikimit elektronik ka punuar me metodën offline dhe për këtë arsye nuk mund të bëhet raportimi në kohë reale i votuesve”, tha Celibashi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark