Një mbështetës nga diaspora i Lëvizjes Vetëvendosje është fotografuar ulur pranë një tavoline ku janë të vendosura 21 pako me fletëvotime, derisa në dorë mban dhe një pako tjetër.
Kjo mënyrë organizimit të votimit me postë në ambiente të ndryshme, po rrezikon votimin jashtë Kosovës, duke e bërë të ekspozuar lehtësisht për manipulim.
Fotografia është publikuar në rrjetet sociale ku në tavolinë janë të renditura plotë 21 pako dhe mbi to është shkruar adresa e kutisë postare të KQZ-së.
Gazeta Insajderi kishte raportuar për tentimet e partisë në pushtet që të ndikojë jashtëligjshëm në procesin e votimit jashtë vendit: