×
  • Lajme
  • Lajme

    “Cënoi sigurinë kombëtare” Kërkohet dorëheqja e Mimoza Kusarit

    Insajderi
    06 June 2024 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka kërkuar dorëheqjen e shefes së deputetëev të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, duke thënë se ajo duhet të rrëfehet pse ka folur me Milan Radojiçiqi.

    “Dorëhiqu dhe rrëfehu Mimozë: pse komunikove me një të arratisur në Serbi? Radoiçiq u bastis më 23 nëntor 2018. Pra, gati 6 vjet më parë. Ai u arratis në Serbi!Shefja e Grupit Parlamentar në pushtet, Mimoza Kusari Lila, komunikoi më shumë se një herë me një të arratisur”, ka shkruar Ramadani.

    Ramadani thotë se Kusari-Lila ka cënuar sigurinë kombëtare, meqë komunikimi i saj me Radojiçiq është në forëm raportimi personal.

    “Cenimi i sigurisë kombëtare është i padilemë për faktin që komunikimi – madje në formë raportimi personal – i Mimozës është bërë me një të arratisur që strehë ka gjetur në Serbi.

    Rrjedhimisht, përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark