Çështja e dinarit/ Serbia dorëzon kërkesën për seancë të jashtëzakonshme në KS të OKB’së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çështja e dinarit/ Serbia dorëzon kërkesën për seancë të jashtëzakonshme në KS të OKB’së

    Insajderi
    05 February 2024 - 17:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Serbia ka paraqitur kërkesë për thirrjen e një seance të jashtëzakonshëme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me vendimin e BQK’së për ndalimin e përdorimit të dinarit në Kosovë.

    Siç raportojnë mediat serbe, Ambasadori i Serbisë në misionin e OKB-së, Nemanja Stevanoviq, e ka dorëzuar kërkesën e Republikës së Serbisë për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së “për shkak të situatës në Kosovë”.

    Thirrjen e një seancë për zhvillimet e ka paralajmëruar Presidenti Serbisë të premten për shkak të rregullores së re të BQK’së e cila e ndalon përdorimin e mëtejmë të dinarit në Kosovë.

    Sipas raportimeve në Beograd “kërkesa tërheq vëmendjen për gjendjen aktuale në territorin e Kosovës që është në kontrast të thellë me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe thekson se një situatë e tillë kërkon mbajtjen e një seance të veçantë të Këshillit të Sigurimit. Kërkesa i është dorëzuar Misionit të Guajanës në misionin e këtij shteti që aktualusht është kryesuese e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark