×
  • Lajme
  • Analiza

    Çështja e targave e pezullon votimin për propozimin e liberalizimit të vizave. A do të ketë zgjidhje deri në mesnatë?

    Insajderi
    23 November 2022 - 10:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Situata e krijuar në vend për shkak të vendimit mbi targat serbe ka bërë që të pezullohet votimi për propozimin e liberalizimit të vizave.

    Gazeta Insajderi

    Sot në Bruksel do të takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, nën ndërmjetësim e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak – për të diskutuar zgjidhjen për çështjen e targave ilegale serbe.

    Palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim, që është konsideruar urgjent, dhe mbetet të shihet se a do të arrihet një marrëveshje deri në mesnatë, atëherë kur skadon kërkesa e SHBA-së për shtyrjen prej 48 orësh të zbatimit të fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

    Kjo kërkese erdhi pas takimit që rezultoi pa marrëveshje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me çështjen e targave, shkruan Gazeta Insajderi.

    Krejt kjo çështje ka ndikuar edhe në votimin e propozimit për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili lejon lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 janar e vitit 2024, që parashihej të ndodhte sot.

    Votimi u hoq nga agjenda e takimit të sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, për shkak të situatën në veri të Kosovës.

    “Për shkak të zhvillimeve politike në veri të Kosovës, ta kemi këtë pikë në agjendën e Coreper-it [trupi i ambasadorëve] nuk është ideale”, tha Presicenda çeke e BE-së në njoftimin për shtyrje.

    Sipas saj, diskutimi për këtë çështje do të mbahet më 30 nëntor, shkruan Gazeta Insajderi.

    Nëse propozimi për heqjen e vizave votohet në fund të nëntorit, atëherë duhet të kalohen edhe disa procese të tjera.

    Hapat që duhet të arrihen janë:

    Mbajtja e takimit trepalësh ndërmjet Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian

    Ambasadorët e BE-së miratojnë marrëveshjen e arritur nga tri institucionet

    Parlamenti Evropian voton për liberalizimin e vizave

    Ambasadorët e BE-së votojnë me shumicë të thjeshtë për liberalizimin e vizave

    Këshilli i Ministrave të BE-së miraton me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave

    Akti ligjor nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së: Komisioni Evropian, Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian

    Vendimi publikohet në Gazetën Zyrtare, duke përfshirë datën e hyrjes në fuqi dhe

    Liberalizimi hyn në fuqi, shkruan Gazeta Insajderi.

    Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë BE-së, vetëm qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në vendet evropiane, apo në atë që njihet si zona Shengen.

    Kosova, ashtu si edhe Bosnje e Hercegovina, ka vetëm Marrëveshje Stabilizimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok. Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ndërkaq, i kanë hapur negociatat për anëtarësim në BE./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark