Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi ka thënë se afati për targat duhet të shtyhet deri në dhjetor.
Si afat të fundit Abazi ka përmendur 31 dhjetorin e këtij viti, në mënyrë që sipas tij, të zhvillohet procesi i Berlinit si dhe mos të ketë tensione në veri të vendit.
Ngase siç thotë ai 3 nëntori është një datë e një rëndësie të veçantë.
“Pas një procesi 10 vjeçar të një dialogu që ka prodhuar shumë pak, në anën tjetër e kemi Serbinë që ka qëndruar me Rusinë, jemi në një udhëkryq shumë të madh, 3 nëntori është një datë e një rëndësisë së veçantë dhe e vendos rajonin në binaret drejt integrimit Evropian”.
Megjithëse Abazi thotë se pozicioni i Kosovës për targat është i drejtë dhe i merituar.
“Pozicioni ynë për targat sot në parim është i drejtë dhe i merituar. Më shumë se sa targat e serbëve na duhet lëvizja e lirë e qytetarëve tanë. Më shumë se tri dekada qytetarëve tanë i është ndaluar udhëtimi në drejtim të Bosnje Hercegovinës”.
Propozimi i tij vjen si pasojë e pamundësimit të tensioneve në Veri.
“Propozojë afati për targat të shtyhet deri më 31 dhjetori dhe në këtë mënyrë pamundësojmë tensionet në veri të vendit. Është e rëndësishme që ne ta shtyjmë datën deri më 31 tetor dhe t’i lëmë hapësirë procesit të Berlinit”.