Çështja e veriut – Ambasadori gjerman takon presidenten Osmani – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Çështja e veriut – Ambasadori gjerman takon presidenten Osmani

    Insajderi
    22 November 2022 - 18:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jorn Rohde.

    Në njoftimin e Presidencës është bërë e ditur se Osmani me ambasadorin gjerman kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe për dialogun me Serbinë.

    Osmani i ka bërë të ditur Rohdes përkushtimin e vazhdueshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës për procesin e dialogut të përqendruar në njohjen e ndërsjellë, përkushtimin për paqe, siguri dhe sundimin e ligjit në gjithë territorin e Republikës.

    Njoftimi i plotë:

    Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jörn Rohde.

    Me ambasadorin Rohde, Presidentja Osmani ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe për dialogun me Serbinë.

    Presidentja Osmani nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës për procesin e dialogut të përqendruar në njohjen e ndërsjellë, përkushtimin për paqe, siguri dhe sundimin e ligjit në gjithë territorin e Republikës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark