Çështje e kryer: City ia merr Milanit super-yllin - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Çështje e kryer: City ia merr Milanit super-yllin

    Insajderi
    04 June 2025 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Manchester City ka arritur marrëveshje për transferimin e Tijjani Reijnders nga Milan.

    Paketa totale e marrëveshjes arrin në rreth 70 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset e ndryshme të parashikuara në kontratë.

    Marrëveshja verbale mes dy klubeve është finalizuar të hënën, duke hapur rrugën për përfundimin e transferimit.

    Reijnders ka arritur akordin personal me Manchester City disa ditë më parë dhe është gati për të kryer procedurat formale.

    https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1930165313082957880

    Holandezi 25-vjeçar shihet si një përforcim kyç për mesfushën e Guardiolës për sezonin e ardhshëm.

    Ai pritet të sjellë freski, stabilitet dhe kreativitet në repartin qendror të fushës për kampionët e Anglisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark